Cili do ta zëvendësojë Princin Philip?

10:15 14/04/2021

Duka i ardhshëm i Edinburgut do të jetë Princi Edward

Nga martesa me princeshën Elizabeth II, Princi Philip mori si dhuratë titullin “Duka i Edinburgut”, duke u bërë i katërti që mban këtë emërtim.

Një titull që u krijua për herë të parë në vitin 1726, kur iu dha princit Frederick, nipit të mbretit George I.

Pastaj ishte radha e princit George, mbretit të ardhshëm George III dhe princit Alfred, djali i dytë i mbretëreshës Victoria. U desh të kalonin disa dekada para se titulli të kthehej në qendër të vëmendjes, deri në mbërritjen e Philipit.

Një titull i vlerësuar veçanërisht nga Philip, i cili ndërroi jetë më 9 Prill, aq sa me kalimin e viteve ai u bë sinonim i emrit të tij. Por cili do të jetë Duka i ardhshëm i Edinburgut?

Sipas ”Letters Patent” të lëshuar nga George VI, do t’i takonte princit Charles të bëhej Duka i ardhshëm i Edinburgut, por në vitin 1999, në prag të dasmës së Edward me Sophie Rhys-Jones, Pallati Buckingham bëri të ditur se mbretëresha kishte vendosur se, kur Charles të bëhej mbret, do të jetë djali i tij më i vogël, përkatësisht princi Edward, që do të bëhet Duka i Edinburgut.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *