“Çka ka lidhje birra “Korça” me Bregoviçin?!”, gazetari i njohur: Vetëm te ne ndodh me u kap pas rriqrave në bishtin e kalit

KOSOVË

Gazetari i njohur nga Kosova, ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me debatin për praninë e muzikantit serbo-boshnjak Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë.

Në një postim në “Facebook”, Zeka pyet se çfarë lidhje ka birra Korça me Bregoviçin duke e lidhur me thirrjet për të bojkotuar këtë birrë, megjithëse koncerti i Bregoviç dhe ftesa për të janë bërë nga bashkia e Korçës.

Zeka shkruan se vetëm tek ne ndodh që të kapemi pas rriqrave në bishtin e kalit, duke ironizuar për ta shpallur birrën Korça non grata dhe të marrim më pas birra nga Serbia.

POSTIMI I PLOTË
Çka ka lidhje birra “Korça” me Bregoviçin?!
Po bëhet një fushate e egër edhe kundër birrës “Korça”, bane be që Bregoviçi po e zien, dhe po e shpërndan.
Vetëm te ne ndodh me u kap pas rriqrave në bishtin e kalit, edhe me marre me të me ditë të tëra.
Po ju pyes ju “patriotave” analfabet, ku ishit bre kur erdhi Zdravko Qoliqi ne Tv-Klan, te ai Aleksandër Frangaj e Blendi Fevziu, që zgërdhihet e shet pordhë patriotike deri në Beograd. Pyetne pak Baton Haxhiun e Blendi Fevziun se kush e futi biznesmenin serb Mishkoviç, midis Shqipërisë?! Me kënd e lidhën atë?
Pyetne Frangajn dhe plotë pronar të mediumeve të cilët janë katolikë dhe ortodoksë, pse i keni stërmbushur stacionet e juaja televizive me seriale turke që i bleni nga 50 dollarë, duke ja shpërla trurin popullit, ndërkohë që e shani Edi Ramën kur merr dhuratë një spital nga Erdogani?!
Ju e bëni këtë, sepse bibël, kuran, Zot e Atdhe, e keni lekun. Ju nuk e keni hallin e Bregoviçit. Ju e keni hallin e krijimit të një përçarje andej e këndej. Kur them Ju, e kam fjalën për ata andej, e për këta këndej.
Shikoni nëse mundeni me fut Birrën “ Korça” produkt non grata, pastaj marrim birra të Serbisë…!!!

Milaim Zeka
Milaim Zeka

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *