
Pas mbërritjes në Tiranë të ish-shefit të shtëpisë së Bardhë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka uruar mirëseardhjen Bill Clinton.
Në një reagim në Facebook, Ambasada thotë se kjo vizitë e ish-presidentit është një moment domethënës dhe që dëshmon qartësisht miqësinë e qëndrueshme të dy vendeve tona.
“Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Vizita e parë e ish-Presidentit në Shqipëri është një moment domethënës në miqësinë e qëndrueshme mes vendeve tona”, shkruan ambasada.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al