Çlirimi i Skraparit/ Asnjë fjalë nga politika shqiptare, reagon Luan Rama: Harrimi është shenjë e rivrasjes, por edhe dëshmi e hipokrizisë





Ish-zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka përkujtuar sot ditën e Çlirimit të Skraparit dhe Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

LR

Ndërsa shpreh mirënjohjen për luftën partizane, Luan Rama thotë se: “Harrimi është shenjë e rivrasjes, por edhe dëshmi e hipokrizisë së një klase politike që nuk e lidh më asgjë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare”.

Vlen për t’u theksuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga politika shqiptare lidhur me këtë datë.

MESAZHI I PLOTË

Në 5 shtatorin e çlirimit:

PËRJETË NDERIM DHE MIRËNJOHJE PARTIZANËVE DHE POPULLIT ANTIFASHIST TË SKRAPARIT

Nuk është e rastit që populli atdhedashës i Skraparit qe ndër pararendësit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar, duke u bërë edhe zona e parë e çliruar në të gjithë Shqipërinë.

Historia e kësaj treve me identitet të spikatur dhe me kontribute përcaktuese për fatet e lirisë së vendit, na dëshmon një popull qëndrestar në heroizmin e vet dhe të bashkuar sa herë i është dashur të përcaktojë fatet e të ardhmes së tij.

I lidhur me dashurinë e shpirtit me tokën dhe lirinë, heroizmi i popullit të Skraparit shkëlqeu më shumë se asnjëherë tjetër më parë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Populli dhe partizanët e Skraparit me luftën, gjakun dhe sakrificat e panumërta, i bënë nder Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.

Ata u bënë simbol heroizmi, u bënë simbol krenarie dhe përkushtimi atdhetar, dhe të tillë janë e do të mbeten përjetësisht në panteonin e lavdisë së historisë sonë kombëtare, pavarësisht faktit që sot në 5 shtatorin e çlirimit të Skraparit, askush prej autoriteteve shtetërore të Shqipërisë antifashiste, nuk u kujtua të thotë një fjalë nderimi për atë popull, për atë trevë të larë në gjak e mbuluar me lavdi partizane.

Harrimi është shenjë e rivrasjes, por edhe dëshmi e hipokrizisë së një klase politike që nuk e lidh më asgjë me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Populli i Skraparit është krenar për historinë e vet.

Populli shqiptar është krenar për Skraparin dhe luftën partizane të popullit të Skraparit.

Ndaj sot në 5 shtatorin e çlirimit, përjetë nderim dhe mirënjohje partizanëve dhe popullit antifashist dhe liridashësh të Skraparit!

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *