“Çmenden” tre vajzat britanike, zhveshin dhe mbyllin në kolibe qeni një 14-vjeçare

Tre vajza të dehura kanë terrorizuar një adoleshente të moshës 14 vjeçe. Mediat e huaja shkruajnë, se ata e kanë mbyllur vajzën në një kafaz qensh si dhe e kanë zhveshur në gjysmën e trupit.

14-vjeçarja është goditur me shkelma, grushte dhe është futur me forcë në një dollap për 20 minuta. Angel Moore, Harriet Hallam dhe Yvonne Mçrudden, të cilat ishin respektivisht 19, 19 dhe 20 vjeç, ndodheshin në një shtëpi në Hallam, Açrington.

Të katërta vajzat po pinin dhe po merrnin kokainë. Vajzat kanë filluar debatet dhe situata agravoi, ku të tre vajzat e sulmuan 14 vjeçaren duke i grisur rrobat, duke e shtyrë dhe duke i hedhur ujë dhe duke e shkelmuar. Më pas të tre vajzat tentuan ta fusnin në një kafaz qeni. Qeni i cili ndodhej brenda, filloi ta sulmonte ndërkohë që vajza ia ka dalë të shpëtonte por është rrëzuar nga shkallët teksa po largohej. E reja nuk kishte telefon dhe gjysmat e rrobave u mungonin, ka deklaruar avokatja e saj.

Vajza ka shkuar në një shtëpi aty pranë dhe i është lutur të zotit të shtëpisë që të thërriste policinë dhe nënën e saj. Pronari i shtëpisë tha se adoleshentja ishte tepër keq, e lagur, e ngrirë dhe shumë e shqetësuar kur i ka trokitur në derë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *