Çmendet futbollisti argjentinas/ Gruaja e kap me një tjetër, ai e shtyp me makinë









Sulmuesi i Boka Xhuniorsit, ish-i i Benfikës dhe Atletiko Madridit, Edoardo Salvio, ka përfunduar në faqet e para të shtypit botëror për një çmenduri.

SALVIO

Mediat bëjnë me dije se ai ka shtypur me makinë gruan e tij, Magali Aravena, pasi kjo e fundit e kishte kapur mat me një tjetër.

Çifti kishte vetëm pak ditë që ishte ndarë dhe ndoshta aksidenti i ndodhur të mërkurën në mbrëmje në Buenos Aires (Argjentinë) mund të ketë pasur lidhje me problemet e çiftit.

Këtë ka lënë të kuptohet edhe bashkëshortja e Salvios, e cila ka denoncuar ish-bashkëshortin e saj në polici. Në denoncimin e saj ajo ka saktësuar se Edoardo Salvio e ka përplasur me dashje.

Si për të vërtetuar gjithçka ndodhi orët e vona të mbrëmjes në kryeqytetin e Argjentinës, në rrjet kanë qarkulluar video të shumta që tregojnë momentin e aksidentit.

Në të shfaqet bashkëshortja e Salvios, e cila i afrohet makinës së të shoqit që ndodhej në mes të rrugës.

E pikërisht në atë moment ajo goditet nga makina. Sipas mediave në Argjentinë, bashkëshortja e Salvios ka dashur të sqarojë diçka me sulmuesin, por mbërritja e saj e ka gjetur në një moment të papërshtatshëm Salvion.

Por historia nuk mbaron me kaq. Salvio jo vetëm që e ka përplasur me makinë bashkëshorten e vet, por është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, duke e lënë atë në mes të rrugës.

Sulmuesi i Boka Xhuniorsit akuzohet për dhunë të cilësuar dhe rrezikon shumë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.