
Nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, Kyrylo Tymoshenko ka bërë të ditur të dhënat e fundit nga ngjarja e tmerrshme në qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk të Ukrainës.
“Të paktën dy persona janë konfirmuar që kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur”, tha ai, raportoi BBC.
Një raketë ka goditur pak më parë një qendër tregtare të mbushur me njerëz, ndërsa pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes tregojnë se ndërtesa është djegur plotësisht.
Presidenti Zelensky shkroi në Telegram se të paktën 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në momentin e goditjes, ndërsa mbi numrin e qytetarëve që mund të kenë humbur jetën, lideri ukrainas u shpreh se nuk mund të imagjinohet.
“Okupatorët kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për ata.
Qendra është duke u djegur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet
Njerëzit donin vetëm të jetonin një jetë normale, gjë që shkaktoi zemërim tek pushtuesit.
Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jenë e arsyeshëm apo njerëzorë”, shkroi presidenti ukrainas.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al