Çmenduri me ndjekësit e rremë, Ronaldo fiton shumën e majme për çdo postim








Jeta virtuale është kthyer në një minierë ari për futbollistët e sotëm. Yjet e futbollit botëror rezulton të fitojnë miliona të panumërta nga ndjekësit e rremë në rrjetet sociale.

ronaldo1

Rekordin e ka vendosur ylli i Junajtidit, Kristiano Ronaldo, i cili, sipas britanikes “The Sun”, përfiton afërsisht 388 mijë sterlina për çdo postim të një ndjekësi të rremë.

E po të mendosh që në llogarinë e tij në “Instagram” numërohen diçka më shumë se 92 milionë ndjekës të rremë, shifrat që portugezi fiton për postim të çdonjërit prej tyre janë me të vërtetë në kufijtë e të pabesueshmes. Kristiano Ronaldo numëron në total 400 milionë ndjekës, nga të cilët 92 milionë ose 23% e tyre janë ndjekës të rremë.

Për çdo postim të sponsorizuar të Ronaldos – që është dhe njeriu më i ndjekur në planet në rrjetet sociale – portugezi fiton 1.7 milionë sterlina, të paktën duke iu referuar të dhënave të dala nga “livefootballtickets.com”.

Duke llogaritur se nga ndjekësit e tij, 92 milionë janë të rremë, rezulton se Kristiano fiton 388 mijë sterlina për çdo postim të një ndjekësi fals.

37-vjeçari nuk është i vetmi lojtar e sportist, i cili përfiton nga ndjekësit e rremë në rrjetet sociale. Pothuajse të gjithë yjet e futbollit botëror fitojnë shifra marramendëse nëpërmjet llogarive të tyre. Pas portugezit, lojtari i dytë që përfiton më shumë nga ndjekësit e rremë në “Instagram” është Lionel Mesi.

Argjentinasi numëron rreth 70 milionë ndjekës të rremë, duke fituar mesatarisht 287 mijë sterlina për çdo postim. Në vendin e tretë është shoku i Leos te PSG-ja, Nejmar, me 34 milionë ndjekës të rremë nga të cilët përfiton rreth 140 mijë sterlina për çdo postim.

Pesëshja e parë kompletohet nga Kilië Mbape (PSG) dhe Serxho Ramos (PSG), të cilët fitojnë mesatarisht nga 52 mijë dhe 47 mijë sterlina për çdo postim të ndjekësve të tyre të rremë. Në “top 10” përfshihen dhe Benzema, Ibrahimoviç, Bejl, Suarez dhe Salah.

RON

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.