Çmenduri në futbollin austriak, godet me kokë një kundërshtar rastësor për t’ia treguar si shembull gjyqtarit





Rashid Arsanukaev, një futbollist rus i cili luan në kategoritë e ulëta të futbollit austriak, është bërë protagonist i një dënimi ekzemplar për një ngjarje shumë të rrallë. Lojtari i Viktoria 62 Bregenz, në kategorinë e nëntë austriake, është ndëshkuar me 48 ndeshje pezullim pasi ka goditur me kokë pa asnjë arsye një kundërshtar rastësor.

kartoni i kuq

“Kronen Zeitun” ka treguar historinë absurde që çoi në këtë veprim, i cili do ta lërë atë jashtë fushave të lojës deri në vjeshtën e viti 2023, sipas përllogaritjeve të ndeshjeve të kësaj kategorie.

Gjatë ndeshjes kundër SPG Göfis / Sateins të 11 shtatorit, ai ishte ndëshkuar me dy kartonë të verdhë, të dytin si pasojë e protestave. I tërbuar nga vendimi i gjyqtarit, ai i ishte kthyer këtij të fundit me fjalët “Tani të tregoj se çfarë është e dënueshme” dhe i ishte drejtuar kundërshtarit që kishte më afër duke e goditur me kokë në fytyrë.

Viktima ka pësuar thyerjen e hundës dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa Arsanukaev është përjashtuar edhe nga klubi i tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *