Çmenduri në Londër, numërohen rreth 4000 bare, por asnjë tavolinë nuk është e lirë ditën e finales

Kanë mbetur edhe pak orë deri në nisjen e finales së madhe të Kampionatit Evropian, Euro 2020. Italia dhe Anglia do të përballen me njëra-tjetrën në një ndeshje fantastike që pritet të zhvillohet në stadiumin legjendar Wembley të Londrës.

Por që nga orët e para të mëngjesit Londra ka gjallëri jashtëzakonisht të madhe, pasi mijëra tifozë anglezë e italianë janë nëpër rrugët e kryeqytetit britanik.

Raportimet e fundit nga Anglia bëjnë të ditur se nuk ka asnjë tavolinë të lirë në baret e Londrës të cilat janë të stërmbushura me tifozë.

Në kryeqytetin anglez Londër ka afërsisht 4000 bare, por as edhe një tavolinë nuk është e lirë ditën e sotme.

Është vlerësuar se rreth tre miliardë paund do të derdhen në ekonominë e Londrës nga bastet, ushqimet dhe pijet alkoolike vetëm gjatë ditës së sotme (e diel).

Kujtojmë që finalja e madhe mes Italisë dhe Anglisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Abhishek
Abhishek

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *