Çmenduri për fanellën e Mesit, por bie miti i fitimeve. PSG merr vetëm… 10 euro, eksperti: Nuk e bëri as Ronaldo










Radhë të gjata për të blerë fanellën e Lionel Mesit. Kjo është ajo që mediat franceze raportojnë prej ditësh me tifozët të cilët duan të sigurojnë sa më parë një fanellë të argjentinasit në klubin e ri. Në media kanë qarkulluar gjithashtu edhe lajme për fitime kolosale të klubit, që mund të nxjerrë një pjesë të shpenzimeve për të siguruar firmën e futbollistit. Por me sa duket, nuk është ashtu.

MESI 8

“Është çmenduri të flitet për shifra të tilla. Po, shitja ka qenë fenomenale, por jemi shumë larg shifrës së 1 milion fanellave”, shpjegoi Fabian Alegre, drejtori i shpërndarjes së markës së PSG për “L’Equipe”.

Ndërkohë, Toni Roka, ekspert ndërkombëtar i të drejtës sportivë, zbuloi se të ardhurat që sigurohen nga fanellat në klube janë realisht shumë të vogla. “Të ardhurat nga shitoja e fanellave shkojnë direkt te firmat që i kontrollojnë dhe jo te klubet. Në këtë rast fiton Nike dhe jo PSG. Mendohet se shpenzimet amortizohen brenda javës me afrimin e yjeve në mënyrë të tillë, por është shumë larg realiteti. Klubet, ose nuk përfitojnë asgjë, ose marrin vetëm përqindje të vogël për shitjen e fanellave të tyre, kur numri i shitjeve është shumë i lartë”, tha ai.

Kontrata e PSG me kompaninë Nike siguron 7% të vlerës, ndaj për një fanellë që shitet mes 90-150 euro, fitimi është 6-10 euro. Si rrjedhojë, PSG do t’i duhet të shesë 15 milionë fanella të argjentinasit, për të amortizuar kostot e afrimit të tij. “As Kristiano Ronaldo nuk e amortizoi blerjen e tij nga Juventusi, as Mesi nuk do ta bëjë te PSG. Të arrish edhe në 5 milionë fanella të shitura nga një lojtar i vetëm është një çmenduri”, siguroi Roka.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *