Çmenduritë e Abramoviçit/ Ish-presidenti i Çelsit nuk pyet për llogaritë e ngrira dhe paguan shifrën e jashtëzakonshme për të…









PANORAMA SPORT/ As llogaritë e ngrira dhe bllokimi i klubit të Çelsit nuk e kanë frenuar dëshirën e Roman Abramoviçit për të sjellë një pjatë ushqimi në shtëpi.

Chelsea's Russian owner Roman Abramovic

Asgjë e jashtëzakonshme, po të mos ishte që oligarku rus të ndodhej në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ndërsa ushqimi t’i vinte nga… Londra.

“Sunday Times” zbulon se oligarku rus, në pritje të shitjes së klubit të Çelsit, nuk i ka rezistuar ushqimit japonez të një prej restoranteve të tij të preferuara në kryeqytetin anglez dhe vendosi ta transportonte atë në Baku me një avion privat, kostot e udhëtimit të të cilit ishin plot 40 mijë paund.

Por ka më shumë se kaq. Nga sa mësohet, Abramoviç kishte porositur 1200 sterlina ushqim.

Nuk dihet se në çfarë kushtesh ka ardhur ushqimi pas fluturimit të gjatë. Sepse për të fluturuar nga Londra në Baku duhen pesë orë e gjysmë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.