Çmimet e naftës rriten për të tretën herë radhazi, shtrenjtohen me 16 lekë/litër brenda një muaji

cmimet e naftes rriten per te treten here radhazi shtrenjtohen me 16 leke liter brenda nje muaji

Çmimet e naftës janë rritur sërish në tregun vendas me 5-7 lekë për litër, për të tretën herë radhazi brenda pak javësh. Në pikat e tregtimit të Kastrati, operatori më i madh i tregtimit me pakicë dhe shumicë në vend, një litër naftë tregtohet me 192 lekë, nga 185 lekë që ishte pak ditë më parë. Benzina shitet me 196 lekë, nga 188 lekë që ishte më parë.

Gega Oil, e dyta më e madhja në vend e shet naftën me 191 lek pēr litër dhe benzinën 195 lekē.

Në pikat e tregtimit të Eida Petroleum, nafta ka arritur në 189 lekë dhe benzina në 193 lekë.

Që nga 15 korriku, kur filloi shtrenjtimi, nafta është rritur gjithsej me 16 lekë për litër (tre herë gjithsej), duke arritur në nivelin më të lartë që nga mesi i marsit të këtij viti. (shiko grafikun: Çmimet e naftës në tregun vendas të pakicës. janar 2022-13 gusht 2023).

Para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.  Operatorët e tregut pohojnë se tendenca është e lidhur me shtrenjtimin e karburantit në bursë, ku treguesi Platts, që merret si referencë nga importuesit shqiptarë, u mbyll të premten me 940 dollarë ton, që është niveli më i lartë që nga tetori i vitit 2022 dhe tendenca duket për shtrenjtim të mëtejshëm drejt 1000 dollarëve.

Sipas Reuters, çmimet e naftës u rritën të premten pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikoi kërkesën rekord globale dhe shtrëngimin e furnizimeve, duke bërë që çmimet të vijonin rritjen oër të shtatën javë radhazi, periudha më e gjatë që nga viti 2022. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 41 cent, ose 0,5%, për të arritur në 86,81 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e naftës së papërpunuar të treguesit refrencë të Teksasit Perëndimor (WTI) fituan 37 cent, ose 0,5%, në 83,19 dollarë. Në baza javore, të dy treguesit u rritën me rreth 0.5%.

Në kahun tjetër, dollari, që është monedha me të cilën blihet nafta nga tregtuesit vendas vijon të mbetet në nivelet më të ulëta të të paktën një dekade. Të premten, një dollar, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë këmbehej me 94.5 dollarë, nga 108 lekë që ishte në mes të marsit.

Taksat mbajnë naftën e lartë

Operatorët e tregut pohojnë se krahas shtrenjtimit në bursa, një tjetër factor që i mban çmimet elarta në vend është barra e lartë e taksave që rëndojnë mbi naftën, që arrin në mbi 60% të çmimet. Përveç TVSH-së, akcizës e taksës së qarkullimit, rreth 8 lekë të tjera për litër shkojnë për taksa të tilla si markim, skanim, kolaudim, rilicencim, që në pjesën më të madhe kanë rezultuar të panevojshme.

Vetëm ditët e fundit qeveria vendosi të shtyjë edhe për një vit kontratën e markimit të karburanteve, që ka një kosto, që paguhet në çmim nga konsumatorët prej rreth 7-8 milionë euro në vit.

cmimet e naftes rriten per te treten here radhazi shtrenjtohen me 16 leke liter brenda nje muaji
Burimi: Tregu janar-shkurt 2022; çmimet e fiksuara nga Bordi maj 2022-qershor 2023, tregu pas qershorit 2023; përpunime të Monitor/Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts