Çmimet e ushqimeve në botë, në nivelin më të lartë në 10 vjet

19:19 07/10/2021

Çmimet botërore të mallrave ushqimore u rritën në Shtator, ndikuar nga shtrëngimi i kushteve të furnizimit dhe kërkesa e fortë për produkte të tilla si gruri dhe vaji i palmës, njoftoi Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO). Këto çmimet, sipas kësaj organizate kanë arritur nivelin më të lartë në 10 vjet.

Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë me bazë në Romë (FAO) gjithashtu parashikoi një prodhim rekord global të drithërave në vitin 2021, por tha se ai do të tejkalohej nga konsumi i parashikuar.

Indeksi i çmimeve të ushqimit të FAO-s, që gjurmon çmimet ndërkombëtare të mallrave ushqimore më të tregtuara në botë, ishte mesatarisht 130.0 pikë muajin e kaluar, niveli më i lartë që nga shtatori 2011, sipas të dhënave të agjencisë. Ndërsa në bazë vjetore, çmimet u rritën me 32.8% në Shtator. Çmimet e mallrave bujqësore janë rritur ndjeshëm vitin e kaluar, të ndikuara nga pengesat në korrje dhe rritja e kërkesës në Kinë.

Indeksi i çmimeve të drithërave të FAO u rrit me 2.0% në shtator krahasuar me një muaj më parë. Kjo u parapri nga një rritje prej gati 4% e çmimeve të grurit, dhe agjencia e OKB-së vuri në dukje uljen e disponueshmërisë së eksporteve për shkak të kërkesës së madhe.

Sipas zyrtarëve të agjencisë, gruri do të jetë fokusi në javët e ardhshme pasi kërkesa duhet të testohet kundrejt rritjes së shpejtë të çmimeve. Çmimet botërore të vajit bimor u rritën me 1.7% në bazë mujore dhe treguan një rritje vjetore prej rreth 60%, pasi çmimet e vajit të palmës u rritën nga kërkesa e fuqishme e importit dhe shqetësimet për mungesat e fuqisë punëtore në Malajzi, tha FAO.

Çmimet globale të sheqerit u rritën me 0.5% në shtator, për shkak të shqetësimeve për motin e keq në Brazil, që është edhe eksportuesi kryesor. Kjo është kompensuar pjesërisht nga ngadalësimi i kërkesës për import dhe një perspektivë e favorshme e prodhimit në Indi dhe Tajlandë, sipas FAO-s.

Ndërkaq rezervat globale të drithërave pritet të ulen në periudhën 2021/22, por ende do të jenë në një nivel të mjaftueshëm, shtoi FAO.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *