Çmimet e ushqimeve në nivelin më të lartë në 10 vjet

15:54 05/11/2021

OBK: Eksportuesit kryesorë në botë me korrje të dobëta, pandemia kufizoi edhe lëvizjet

Çmimet globale të ushqimeve kanë arritur nivelin më të lartë në më shumë se një dekadë, pasi janë rritur mbi  30 për qind gjatë vitit të kaluar, tha Organizata për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO).

Sipas saj, në këtë rritje ka kontribuar ndërprerja e furnizimeve, mbyllja e fabrikave dhe tensionet politike. FAO tha se çmimet e drithërave janë rritur për më shumë se 22 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Gruri ishte një nga kontribuuesit kryesorë në këtë situatë, pasi u rrit për 40 për qind në 12 muajt e fundit. Sipas FAO-s, kjo ka ndodhur pasi eksportuesit kryesorë – Kanadaja, Rusia dhe SHBA-ja – kanë pasur korrje të dobëta.

“Kemi pasur vite mjaft të këqija të korrjeve në shumë vende”, tha për BBC-në Peter Batt, ekspert i agrobiznesit në Shkollën Curtin Business në Perth të Australisë. FAO tha se çmimi i vajit bimor u rrit nga rritja e kostos së vajrave të palmës, sojës, lulediellit dhe farave.

Një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e çmimeve është kufizimet për shkak të pandemisë në lëvizjen e mjeteve të transportit dhe shumë mallrave kanë mbetur pa u dërguar në vende të ndryshme të botës.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *