Çmimi “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, Veliaj takim me kryeministrin Kurti: Promovim për artin e kulturën, mundësi edhe për të rinjtë e Kosovës










erionveliajalbinkurti

Veliaj në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti: “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, mundësi edhe e të rinjve të Kosovës

Ngjarjet dhe aktivitetet kulturore që pritet të organizohen në Prishtinë dhe Tiranë kanë mbledhur në një takim kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn dhe kryeministrin Albin Kurti.

Vitin e ardhshme Prishtina do të jetë pritëse e biennales “Manifesta”, ndërsa Tirana “Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”.

Kryebashkiaku Veliaj tha se këto dy ngjarje janë mundësi e mirë për promovimin e artit dhe kulturës shqiptare.

“Kënaqësi takimi me mikun e vjetër, Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Prishtinë. Vitin tjetër Tirana ka mundësinë fantastike për të qenë “European Youth Capital 2022” ndaj i shpreha kryeministrit Kurti vullnetin që kjo mundësi të mos mbetet vetëm e Tiranës, por edhe e të rinjve të Kosovës!” – shprehet në rrjetet sociale pas këtij takimi kryebashkiaku Veliaj.

Veliaj dhe Kurti diskutuan edhe mbi sfidat kryesore me të cilat po përballen dy vendet, pandeminë e Covid 19 dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *