Çmimi Lumo Skëndo, Bardhyli: Në garë 10 emra të njohur, fituesi brenda marsit. Letërsia shqiptare në tjetër nivel…

cmimi lumo skendo bardhyli ne gare 10 emra te njohur fituesi brenda marsit letersia shqiptare ne tjeter nivel
cmimi lumo skendo bardhyli ne gare 10 emra te njohur fituesi brenda marsit letersia shqiptare ne tjeter nivel

TIRANË – Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Aida Bardhyli, e ftuar në Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, tha se vijon edhe këtë vit tradita e mbajtjes të çmimit letrar “Lumo Skëndo”.

Bardhyli theksoi se janë 10 autorë që kandidojnë për këtë çmim. Kandidaturat për të fituar çmimin janë Namir Lapardhaja, Ilir Ikonomi, Thomas Frashëri, Ardit Bido, Natasha Lako, Blendi Fevziu, Artan Fuga, Migjen Kelmendi, Astrit Lulushi dhe Erion Kristo. Mes tjerash, Bardhyli shpjegoi se ndihet mirë që letërsia shqiptare vijon që të pasurohet edhe me autorë të rinj. Ajo nënvizoi faktin se letërsia shqip do konkurrojë edhe në arenën europiane, duke shtuar se jemi të aftë të përfaqësohemi edhe në këto nivele.

“Juria ka zgjedhur 10 emrat, që janë pretendentë për këtë çmim. Lumo Skëndon ne e nderojmë dhe e sjellim gjithmonë në kujtim, besoj këtë muaj se do ta finalizojmë dhe këtë event. Kandidaturat për këtë çmim janë emra të rëndësishëm. Juria kryesohet nga botuesja Arlinda Dudaj, por edhe emra të tjerë të rëndësishëm të lëtërsisë, por edhe Uran Butka, njohur për afrinë e tij me Lumo Skëndon.

Çmimi ynë i shkon veprës më të mirë për eseistikë dhe për publicistikë. Unë do doja që nisma të tilla të kthehen në traditë. Uroj që çmimi Lumo Skëndo t’i japë një shtysë letërsisë shqipe, që ajo të jetë në një tjetër nivel. Gjithashtu, Shqipëria tashmë është edhe pjesë e garës europiane për letërsinë. Kjo është një mundësi e mirë për të matur veten me një skenë europiane”, deklaroi Bardhyli.

(d.xh – BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts