Çmimi Nobel në Kimi ndahet mes dy shkencëtarëve

12:41 06/10/2021

Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2021 iu dha shkencëtarëve Benjamin List dhe David MacMillan “për zhvillimin e organokatalizës asimetrike“.

Mes shumë kandidaturave dy shkencëtarët, Benjamin List dhe David MacMillan kanë arritur që të marrin çmimin Nobel për zhvillimin e tyre të një mjeti të ri të saktë për ndërtimin molekular: organokatalizën. Zbulimi i tyre ka pasur një ndikim të madh në kërkimet farmaceutike dhe e ka bërë kiminë më të gjelbër.

Katalizatorët janë mjete themelore për kimistët, por studiuesit besuan prej kohësh se në parim kishte vetëm dy lloje katalizatorësh: metalet dhe enzimat.

Benjamin List dhe David MacMillan marrin Çmimin Nobel në Kimi 2021 sepse në vitin 2000 ata, të pavarur nga njëri-tjetri, zhvilluan një lloj të tretë të katalizës. Quhet organokatalizë asimetrike dhe ndërtohet mbi molekula të vogla organike.

Organokataliza është zhvilluar me një shpejtësi mahnitëse që nga viti 2000. Benjamin List dhe David MacMillan mbeten liderë në këtë fushë dhe kanë treguar se katalizatorët organikë mund të përdoren për të nxitur shumë reaksione kimike./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *