‘Çmontohet’ banda e “skifterëve” në Spanjë, arrestohen 6 shqiptarë

cmontohet banda e skiftereve ne spanje arrestohen 6 shqiptare
cmontohet banda e skiftereve ne spanje arrestohen 6 shqiptare

Policia spanjolle, në kuadër të operacionit “Senda” ka zbërthyer një celulë të një organizate kriminale, me origjinë shqiptare, dedikuar kryerjes së krimeve kundër pronës, së cilës i atribuohen 18 grabitje me forcë të kryera në banesa në Malaga. Këtë të martë, agjentët e policisë arrestuan 6 anëtarë të dyshuar në ngjarjet. Arrestimet u kryen në një pronë të vendosur në një zonë të izoluar të qytetit të Comares në Malaga.

shtëpinë e të dyshuarve, hetuesit sekuestruan 1 pistoletë, cila rezultoi e simuluese, 10.000 euro cash, mjete për të kryer grabitje, një çantë reagentësh për të kontrolluar nëse një material është prej ari, bizhuteri, një koleksion monedhash dhe pullash, veshje të përfshira në vepra penale, dy automjete, dokumentacion dhe qese me marijuanë.

Për bizhuteritë e gjetura, disa prej tyre tashmë janë njohur nga pronarët e ligjshëm, ndërsa për të tjerat vijojnë hetimet për origjinën e tyre. Hetimi mbetet i hapur, ndërsa agjentët nuk përjashtojnë mundësinë që të arrestuarit të jenë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera të së njëjtës natyrë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts