Çmontohet plantacioni i marijuanës në Spanjë, arrestohen tre të rinj shqiptarë

cmontohet plantacioni i marijuanes ne spanje arrestohen tre te rinj shqiptare

Autoritetet spanjolle kanë çmontuar një plantacion marijuanë dhe kanë arrestuar tre rinj shqiptarë.

Bimë kultivoheshin brenda një ndërtese industriale në Crarer s’Alemanya. Të arrestuarit janë të moshave 20 dhe 24 vjeç. Sipas mediave të huaja, shqiptarët ishin mbyllur brenda në ndërtesë në mënyrë që të mos tërhiqnin vëmendjen e fqinjëve.

Gjatë operacionit policor u gjetën dhe sekuestruan 4000 bimë marijuanë që vlerësohen rreth 200 mijë euro. Sakaq u zbulua një tunel për të fshehur sasitë e drogës në raste emergjente dhe kishin krijuar një përrua rreth 80 metër i gjatë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts