Çoi Anglinë në finale, heroi Uotkins: Ju betohem për jetën e fëmijëve që i thashë Palmer se…

coi angline ne finale heroi uotkins ju betohem per jeten e femijeve qe i thashe palmer se


































Olli Uotkins u bë sot heroi i Anglisë teksa me golin e tij në minutën e fundit të ndeshjes siguroi fitoren 2-1 përballë Holandës dhe finalen e Euro 2024 përballë Spanjës. Sulmuesi kishte qenë në stol gjatë gjithë ndeshjeve të mëparshme, por Sauthgejt i dha atij besim dhe lojtari nuk zhgënjeu.

uotkins

“E pabesueshme! E kam pritur këtë moment prej javësh. Është dashur shumë punë për të arritur këtu ku jam sot.

Ju betohem për jetën e fëmijëve të mi se i thash Kol (Palmer) ‘do të hyjmë në fushë sot dhe ti do më japësh asist e unë do të shënoj”. Kjo është ndjesia më e bukur.

Ka pasur shumë kritika për ne, por jemi në finale dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Ne kemi faktorin e reagimit në favorin tonë. Kur kalojmë në disavantazh duket se na jep një marsh më shumë, Ne tani kemi fituar me penallti dhe kemi përmbysur rezultate”, tha sulmuesi i Aston Vilës pas përfundimit të ndeshjes për “ITV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts