Colonial paguan hakerat, zhbllokohen operacionet e benzinës

22:51 13/05/2021

Kompania e tubacionit të karburanteve Colonial, u ka paguar gati 5 milion dollarë hakerave nga Evropa Lindore për të zhbllokuar operacionet e saj, njofton Bloomberg News, që u referohej dy burimeve të cilat kishin dijeni për transaksionin.

Njoftimi vjen pas një sulmi kibernetik që paralizoi rrjetin më të madh të tubacioneve të karburantit në SHBA.

Sipas njoftimit, kompania e bëri pagesën me kriptomonedha të pagjurmueshme të premten, vetëm disa orë pas sulmit.

Pasi morën pagesën, hakerat i përcollën kompanisë një instrument dekriptimi për të rikuperuar rrjetin kompjuterik të paralizuar. Megjithatë, kompania përdori programet e veta kompjuterike që e ndihmuan të rikuperonte sistemin, pasi instrumenti i dekriptimit ishte i ngadaltë, njofton Bloomberg News.

Pas një ndërprerjeje gjashtë ditore, tubacioni Colonial, më i rëndësishmi i këtij lloji në SHBA, rifilloi të enjten punën për transportimin e miliona litrave të parë të karburantit.

Në fillim të kësaj jave, FBI-ja akuzoi për sulmin kibernetik një bandë kriminale pak të njohur, të quajtur DarkSide. Ky grup nuk e ka pranuar drejtpërdrejt përgjegjësinë, por të mërkurën ai tha se ka prishur sistemet në tre kompani të tjera.

NĂ« njĂ« njoftim tĂ« postuar nĂ« faqen e internetit tĂ« DarkSide, nuk pĂ«rmendet drejtpĂ«rdrejt tubacionin Colonial, por thuhet se: “qĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« fitojmĂ« para, dhe jo tĂ« krijojmĂ« probleme pĂ«r shoqĂ«rinĂ«â€.

Administrata Biden në veprim

Administrata e presidentit Biden është hedhur në veprim pas sulmit kibernetik në tubacionin kryesor të benzinës për Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara duke kuptuar se situata paraqet një seri rreziqesh të mundshme politike dhe ekonomike.

Paralizimi i tubacionit ishte një situatë emergjente për një presidencë të re të cilës i është dashur gjithashtu të merret me pandeminë, recesionin, një fluks të fëmijëve të pashoqëruar në kufirin SHBA-Meksikë, tërheqjen e trupave nga Afganistani dhe tensionet në Lindjen e Mesme.

Administrata ka shpalosur gjatë kësaj kohe hapat që po ndërmerrte për të rikthyer furnizimin me benzinë në stacionet e karburantit në zonat e prekura. Ajo u vu në veprim pasi hakerat që kërkonin shpërblim të premten mbyllën tubacionin, i cili furnizon me rreth 45% të benzinës Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara. Mbyllja shkaktoi një krizë furnizimi dhe rritje të çmimeve.

President Joe Biden
President Joe Biden

Presidenti Joe Biden pritet të flasë mbi incidentin e tubacionit, një provë tjetër e ndërgjegjësimit të administratës së tij për rreziqet politike të lidhura me tubacionin dhe një përpjekje e Shtëpisë së Bardhë për ta shfrytëzuar situatën si një arsye më shumë për të miratuar paketën e tij të infrastrukturës.

Disa orë para se tubacioni Colonial të rifillonte punën të mërkurën, presidenti Biden kishte sinjalizuar se kishte arsye për optimizëm.

Presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të përmirësuar sigurinë kibernetike. Ekipi i tij e përdori paralizimin e tubacionit si një argument për të miratuar paketën prej 2.3 trilionë dollarësh për infrastrukturën.

Sekretari i Transportit Pete Buttigieg tha se sulmi kibernetik ishte një kujtesë se infrastruktura është çështje e sigurisë kombëtare dhe nevojiten investime për një fuqizim të saj.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« diçka ekstra, nuk Ă«shtĂ« njĂ« luks, nuk Ă«shtĂ« njĂ« opsion,” tha zoti Buttigieg. “Kjo duhet tĂ« jetĂ« thelbĂ«sore pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si ne sigurojmĂ« infrastrukturĂ«n kritike.”

Departamenti i Sigurisë Kombëtare hoqi disa kufizime për tregtinë detare me kompani individuale, të pa identifikuara nga qeveria, për të lejuar transportimin e karburantit midis Bregut të Gjirit dhe porteve të Bregut Lindor, që është me rëndësi jetike.

Departamenti i Transportit po studion se sa anije mund të transportojnë lëndë djegëse fosile në Gjirin e Meksikës dhe Bregun Lindor. U hoqën gjithashtu kufizimet në orarin kur karburanti mund të transportohet nga kamionët çisternë. Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit bëri disa lëshime në rregulloret për përzierjet e gazit.

Firma teknologjike Gasbuddy.com thotë se 28% e stacioneve ishin pa karburant në Karolinën e Veriut. Në Xhorxhia, Karolinën e Jugut dhe Virxhinia, më shumë se 16% e pikave të karburantit ishin pa benzinë.

Kriza e papritur e furnizimit pas sulmit tĂ« javĂ«s sĂ« kaluar tregoi sfidat qĂ« mund tĂ« shfaqen pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« e cila duhet t’u pĂ«rgjigjet ndĂ«rkohĂ« edhe ngjarjeve botĂ«rore.

Çmimet e benzinĂ«s dhe zgjedhjet

Ligjvënësit republikanë kritikuan administratën për anulimin e mëparshëm të planeve për të ndërtuar tubacionin e naftës Keystone XL nga Kanadaja. Presidenti Biden kishte anuluar lejen e tij për shkak të rreziqeve të derdhjeve dhe shqetësimeve të ndryshimit të klimës.

Çmimet mĂ« tĂ« larta tĂ« energjisĂ« shpesh kanĂ« pasoja politike, duke komplikuar fushatat e rizgjedhjes pĂ«r presidentĂ«t nĂ« detyrĂ« jashtĂ« rajoneve prodhuese tĂ« naftĂ«s. Mungesa e karburantit nĂ« vitin 1979 dĂ«mtoi pĂ«rpjekjet presidenciale tĂ« Jimmy Carter pĂ«r rizgjedhje dhe ndihmoi nĂ« fillimin e epokĂ«s sĂ« Reaganit.

NjĂ« studim i botuar vitin e kaluar nga Banka BotĂ«rore mori nĂ« shqyrtim 207 zgjedhje nĂ« 50 demokraci dhe zbuloi se njĂ« rritje e çmimit tĂ« naftĂ«s njĂ« vit para zgjedhjeve “nĂ« mĂ«nyrĂ« sistematike ul shanset e personave nĂ« detyrĂ« qĂ« tĂ« rizgjidhen”. Gjetjet ishin tĂ« vlefshme si pĂ«r konservatorĂ«t ashtu edhe pĂ«r liberalĂ«t, duke treguar njĂ« shkallĂ« tĂ« lartĂ« pragmatizmi nga votuesit./VOA

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.