Copëza të shkëputura jete në Ukrainë, “pak frymë” në vendin e shkatërruar nga rusët e Putinit (FOTO)

Copëza të shkëputura jete në Ukrainë, aty ku është duke u zhvilluar lufta më e përgjakshme në dekadat e fundit.

Rusët duket se nuk po kursejnë asgjë, civilë, infrastrukturë dhe pallate e ndërtesa të tëra kanë qenë në shënjestër të tyre, veç ushtarëve. Në fotot e publikuara nga BBC, shihet se si një vajzë, ecën nëpër rrugët e shkatërruara duke qarë dhe me një arush në duar. Një tjetër, i gjymtuar, kalon përmes baltës dhe zymtësisë të shkaktuar nga lufta. Një arkivol me një të vdekur brenda dhe një nënë që qan me ngashërim, është një tjetër tablo që vjen nga Ukraina e pushtuar.

Sakaq, vlen të përmendet se negociatorët e të dyja palëve po tentojnë të gjejnë një marrëveshje. Rusia duket e palëkundur nga tre kërkesat e saj kryesore, shpalljen e gjendjes së neutralitetin, njohjen e Krimesë si territor rus dhe njohjen si rajone të pavarura të Luhanskut dhe Donest.

Ndonëse për shpalljen e gjendjes së neutralitetit, Presidenti Zelensky është shprehur parimisht dakord, për 2 kërkesat e tjera të Putinit ai ka hezituar të përgjigjet pozitivisht, madje ka deklaruar prerazi që një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.