Copëza vullkani, llavë e tym i zi, shihni momentet e shpërthimit të Etna-s në 3 mijë metra lartësi (Video)

Etna vijon të ofrojë spektakël. Këtë herë, imazhet e mrekullueshme, të xhiruara në rreth 3 mijë metra lartësi, të lënë vërtet pa fjalë: Ato tregojnë fuqinë e erozionit të vullkanit aktiv më të madh në Evropë.

Në videon që publikojnë mediet italiane, shihen mjaft qartë copëzat e vullkanit dhe llava, teksa zbret përgjatë malit, në drejtimin jug-lindje.

Fenomeni i radhës ka ndodhur vetëm dy ditë nga erozioni i fundit, ndërsa nga mediet italiane raportohet se do tëzhvillohet një takim mes rajonit të Siçilisë dhe Mbrojtjes Civile për të marrë masat përkatëse për t’u përballur me këtë problem, që mesa duket vijon të kërcënojë sigurinë në zonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.