“Copëzat e predhës kanë…”! Zbulohet mesazhi i fundit në “Telegram” pak para vrasjes së gazetarit të ri francez nga rusët në Ukrainë

Përpjekjet për evakuimin e civilëve në rajonin e Luhanskut të Ukrainës lindore u pezulluan të hënën pasi një automjet transporti i blinduar u godit nga një predhë ruse, duke vrarë një gazetar francez. Lajmi u njoftua nga guvernatori rajonal Serhiy Gaidai.

Gazetari i vrarë është 32-vjeçar Frédéric Leclerc-Imhoff. Ai punonte prej gjashtë vitesh për transmetuesin francez të lajmeve “BFM TV”. Gazetari u vra në Ukrainën lindore, teksa mbulonte një operacion evakuimi që po zhvillohej nga autoritetet ukrainase, pranë Sievierodonetsk-ut, një qytet kyç në rajonin e Donbasit.

Guvernatori Gaidai shkruante në aplikacionin Telegram se copëzat e predhës kishin shpuar armaturën e automjetit, ku fatkeqësisht mbeti i vrarë gazetari i akredituar francez.

Në një mesazh në Twitter Presidenti francez Emmanuel Macron shkruante se ai (Frédéric Leclerc-Imhoff) “ishte në Ukrainë për të treguar realitetin e luftës. Kur u qëllua për vdekje ai ndodhej në një autobus humanitar, së bashku me civilët e detyruar të largohen nga vendi, për t’i shpëtuar bombave ruse”.

Zoti Macron i shprehu ngushëllime familjes, të afërmve dhe kolegëve të gazetarit dhe ofroi “mbështetjen e pakushtëzuar të Francës”, sikurse shkruante ai, për “ata që kryejnë misionin e vështirë të informimit në Ukrainë”.

Ministrja e re e jashtme e Francës Catherine Colonna bëri thirrje për hetime mbi vdekjen e gazetarit.

“Franca kërkon që të kryhet një hetim sa më shpejt të jetë e mundur si edhe transparencë mbi rrethanat e kësaj drame”, thuhej në një deklaratë të zonjës Colonna./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.