“Çova gjyshin tim pedofil e abuzues para drejtësisë pasi e regjistrova fshehurazi rrëfimin e tij”

09:37 01/06/2021

Një vajzë 23 vjeç që ka vuajtur me vite abuzimin nga gjyshi i saj, e ka futur në burg pasi e regjistroi fshehurazi rrëfimin e tij.  Yasemin Yapiciogullari u ngacmua nga gjyshi i saj Tony Marshall, 76 vjeç, midis moshës shtatë dhe 17 vjeç.

Ajo i tregoi për këtë abuzim të fejuarit të saj dhe bëri një plan për ta sjellë atë para drejtësisë. Në ditëlindjen e një anëtari të familjes ajo kërkoi të fliste me të privatisht me gjyshin dhe e pyeti: “Pse më preke?”

Ai u përpoq të ndryshonte temë, por më në fund pranoi krimet e tij, duke thënë: “Mendova se të pëlqente.”

Yasemin, e cila me guxim ka hequr dorë nga e drejta e saj për anonimat, e çoi regjistrimin në polici që e arrestoi atë. Ai u burgos për 13 vite e nëntë muaj në gjykatën e kurorës Snaresbrook në Lindjen e Londrës më 26 Prill. Yasemin tha se ajo ishte “e neveritur” kur dëgjoi justifikimin e tij për krimet që ai ka bërë.

Ai më mori fëmijërinë, më futi në depresion dhe më la të shqetësuar për vite me radhë. Për herë të parë pas shumë vitesh u ndjeva sikur isha e lirë. Më pëlqen faktin që ai po vuan, unë dua që ai të vuajë ashtu si unë dhimbjet jo vetëm që kalova, por edhe e gjithë familja ime kaloi ”.

Marshall abuzoi seksualisht me Yasemin midis 2005 dhe 2016. Ai e vizitonte shtëpinë e saj çdo të diel për darkë familjare dhe e keqtrajtonte ndërsa ajo luante në kompjuterin e saj lart.

Yasemin i besoi një mësuesi të shkollës fillore se dikush në shtëpi kishte bërë “gjëra të këqija” dhe shërbimet sociale kanë hetuar, por abuzimi nuk është zbuluar.

Kjo më pas e la atë shumë të frikësuar për t’i treguar dikujt tjetër për abuzimin e gjyshit të saj. Por në Nëntor 2017, me ndihmën e të fejuarit të saj, ajo doli me një plan për ta sjellë Marshallin para drejtësisë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *