COVAX dhe BB së bashku për më shumë vaksina në vendet e varfra

Banka Botërore (BB) dhe sistemi COVAX kanë krijuar një mekanizëm të ri financimi që duhet të bëjë të mundur imunizimin e 250 milionë njerëzve në vendet e varfra deri në mesin e vitit 2022, sipas një deklarate të përbashkët.

Ky mekanizëm i ri financimi do t’u japë mundësi 92 vendeve anëtare të COVAX, më të varfrat, që të blejnë doza shtesë përtej kuotës tashmë të financuar plotësisht nga vendet donatore, thuhet në njoftimin për shtyp.

“Qasja në vaksina është sfida më e madhe me të cilën përballen vendet në zhvillim për të mbrojtur popullsinë e tyre nga ndikimi i pandemisë COVID-19 për nga pikëpamja shëndetësore, sociale dhe ekonomike”, tha kreu i Bankës Botërore, David Malpass.

Që nga 26 korriku, 29 vendet më të varfra kanë qenë në gjendje të administrojnë vetëm 1,5 doza për 100 banorë, ndërkohë që vendet e pasura janë në 95,4 doza për 100 banorë.

Vendet e pafavorizuara, të cilat tashmë kanë projekte vaksinash të miratuara nga Banka Botërore, do të jenë në gjendje të konfirmojnë dëshirën e tyre për të blerë doza shtesë nga COVAX, llojin e vaksinës dhe kohën e dorëzimit.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *