COVAX ka shpërndarë vaksina për 100 vende

11:31 09/04/2021

Në gjashtë kontinente janë dorzuar deri më tani 38 milionë doza

Struktura COVAX, e cila është një iniciativë globale për të siguruar vaksinat Covid-19, ka shpërndarë vaksina për të shpëtuar jetën e qytetareve në mbi 100 vende të botës.

Deri tani, janë dorëzuar më shumë se 38 milionë doza në gjashtë kontinente, nga tre prodhues, AstraZeneca, Pfizer-BioNTech dhe Instituti Serum i Indisë, i cili prodhon vaksinat e Oxford. Nga mbi 100 vende, 61 janë me të ardhura më të ulëta që marrin vaksina të financuara përmes angazhimit Gavi COVAX.

COVAX synon të furnizojë të gjitha ekonomitë pjesëmarrëse që kanë kërkuar vaksina, në gjysmën e parë të 2021, megjithë vonesat në dërgesat e planifikuara për Mars dhe Prill.

OBSH ka bërë të ditur se COVAX pret të dorëzojë të paktën dy miliardë doza vaksinash në 2021. Për të arritur këtë qëllim, kjo strukturë do të shpallë marrëveshje të reja me prodhuesit e vaksinave në kohën e duhur.

Britania e Madhe ka porositur 400 milionë vaksina dhe ka deklaruar se do të dhurojë pjesën më të madhe të furnizimit të saj në vendet e varfra. Sipas studimit nga Duke Global Health Innovation Center vendet me të ardhura të larta aktualisht kanë porositur 4.6 miliardë doza, ndërsa kombet me të ardhura të ulëta vetëm 670 milionë.

Gana ishte vendi i parë që mori vaksinat nëpërmjet platformës së COVAX në shkurt. Që nga ajo kohë, dozat janë shpërndarë në vendet e tjera me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Megjithatë ekspertët kanë bërë të ditur se duhet të përparohet gjithnjë e më shumë për të shpërndarë vaksinat në ato vende ku Covid-19 po intesifikohet gjithnjë e më shumë.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *