COVAX mirëpret angazhimin e G7 për të ndarë 870 milionë doza të vaksinave

Partnerët e iniciativës COVAX të dielën mirëpritën angazhimin e vendeve të G7 për të ndarë të paktën 870 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19, por kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) tha se duhen më shumë doza për shpërndarje më të shpejtë.

“COVAX mirëpret angazhimet për ndarjen e dozave për 870 milionë doza shtesë për të mbështetur qasjen e drejtë në vaksinat në 2021 dhe 2022, me synimin për të dhënë të paktën gjysmën deri në fund të vitit 2021″, tha OBSH në një deklaratë.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Ghebreyesus, megjithatë theksoi se, “I mirëpresim njoftimet bujare për dhurimet e vaksinave dhe falënderojmë udhëheqësit. Por ne kemi nevojë për më shumë, dhe kemi nevojë për to më shpejt”.

“Shumë vende të tjera tani po përballen me rritje të rasteve dhe po përballen me të pa vaksina. Ne jemi në garën e jetës sonë, por nuk është një garë e drejtë, dhe shumica e vendeve mezi e kanë kaluar vijën fillestare”, tha ai.

Në takimin në Cornwall, Britani të Madhe që përfundoi të dielën, G7 njoftoi premtimet e 870 milion doza të vaksinave, me një qëllim për të dhënë të paktën gjysmën e tyre deri në fund të këtij viti.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *