Covax paralajmëron mungesë vaksinash

18:30 28/05/2021

Progami thirrje qeverive që të bashkëpunojnë për arritur objektivat për vitin 2021

Programi Covax ka bërë të ditur se vala vdekjeprurëse në Indi do të sjellë një mugnesë të theksuar dozash vaksinash në të gjithë botën.

Deri në fund të Qershorit kjo organizatë do të përballet me një mungesë prej 190 milionë dozash. Drejtuesit janë shprehur se nëse nuk adresohet kjo çështje tani, mungesa e furnizimeve mund të ketë pasoja katastrofike.

Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, Aleanca për Vaksina, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, si bashkëudhëheqës të programit ndërkombëtar COVAX, kanë për qëllim të shpërndajnë vaksina në vende të varfra.

Programi i bëri thirrje ndërkombëtarëve të veprojnë që të tejkalohet kjo sfidë. Në një deklaratë COVAX u shpreh se nëse qeveritë bashkohen atëherë objektivat fillestare të COVAX-it ende mund te arrihen, që të ndajë 2 miliardë doza të vaksinës në mbarë botën gjatë vitit 2021 dhe 1.8 miliardë doza për 92 shtete me të ardhura të ulëta deri në fillim të 2022-ës.

Por, për t’u arritur ky qëllim, COVAX tha se duhet që qeveritë dhe sektori privat urgjentisht të zhbllokojnë burimet e reja të vaksinave dhe të na financojnë në mënyrë që të mund të shpërndahen në mënyrë të barabartë vaksinat.

Që prej Shkurtit janë shpërndarë mbi 70 milionë doza të vaksinave në 126 shtete dhe mbi 35 shtete kanë marrë dozat e para falë këtij programi.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *