COVID-19, Agjencia e Shëndetit Publik: Suedia duhet të zgjasë kufizimet deri në maj

Suedia duhet të zgjasë kufizimet për frenimin e përhapjes së COVID-19, rekomandoi Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik, në mes të një rritjeje të rasteve të reja.

Fillimisht, disa lehtësime të kufizimeve ishte planifikuar të fillonin më 11 prill, por agjencia shëndetësore tha në një memorandum për qeverinë se “do të ishte e preferueshme të pritej deri më 3 maj, me kusht që ngarkesat e rasteve të binin mjaftueshëm”.

Plani përfshinte rritjen e numrit të pjesëmarrësve, aktualisht i kufizuar në tetë persona, të lejuar të marrin pjesë në tubime publike ose ngjarje të tilla, si ndeshje futbolli, teatro, kinema dhe koncerte.

“Numri i infektimeve po rritet në pjesën më të madhe të vendit, duke paraqitur një barrë shtesë mbi sistemin shëndetësor”, paralajmëroi autoriteti.

“Gjatë 14 ditëve të kaluara, numri i rasteve ka qenë rreth 700 për 100 000 banorë”, theksoi kreu i agjencisë, epidemiologu Anders Tegnell.

Qeveria pritet të dëgjojë këshillën e autoritetit shëndetësor.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *