19:05 20/09/2021
Qindra mijëra viktima në SHBA, ekspertët presin zbutjen e koronavirusit
Covid-19 ka vrarë njësoj amerikanë sa ata që kanë humbur jetën për shkak të pandemisë së gripit spanjoll në vitet 1918-19. Rreth 675 mijë persona humbën jetën atëherë dhe kjo shifër është shkaktuar në të tashmen nga Covid. Shkencëtarët shpresojnë që virusi që shkakton Covid-19 të kthehet si një virus sezonal i butë ndërkohë që imuniteti forcohet me vaksinimin dhe rikthimin e infeksionit. Por kjo kërkon kohë.
“Shpresojmë që të bëhet njësoj sikur ke marrë një të ftohtë, por nuk ka garanci”, tha biologu Rustom Antia, i cili sugjeron që një skenar i tillë mund të ndodhë vetëm pas disa vitesh.
Për momentin, SHBA dhe vende të tjera të botës janë nën ankthin e sëmundjes. Versioni Delta ka shtuar infeksionet. Në SHBA, viktimat për shkak të infeksionit shkojnë mesatarisht 1900 persona në ditë dhe ky është niveli më i lartë që prej Marsit.
Dimri pritet që të sjellë një valë të re, megjithatë mund të mendohet se mund të jetë më pak vdekjeprurëse se ajo e vitit të kaluar. Universiteti i Uashingtonit parashikon që të paktën 100 mijë persona të humbin jetën prej Covid-19 deri më 1 Janar.
Pandemia e 100 viteve më parë për shkak të gripit spanjoll vrau rreth 675 mijë amerikanë, dhe rreth 50 milionë në të gjithë botën. Ndërkohë sot, në të gjithë botën shënohen 4.6 milionë viktima.
Ekspertët parashikojnë që virusi i Covid-19 do të ishte më pak vdekjeprurës në Amerikë nëse do të ishin përdorur më parë vaksinat./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al