COVID-19, Austria heq karantinën për vizitorët nga disa vende

Karantina nuk do të kërkohet më për shumë vizitorë të huaj në Austri duke filluar nga e mërkura, sipas ministrit të Shëndetësisë Wolfgang Mueckstein, me kusht që ata të kenë një certifikatë shëndetësore që tregon se nuk janë me COVID-19.

“Numrat e infeksioneve po bien në shumë vende, prandaj ne mund të shpallim këto lehtësime të hyrjes paralelisht me hapat tanë për të hapur këtë vend”, tha Mueckstein.

Për të shmangur karantinën, personat që hyjnë në Austri do të duhet të sigurojnë vërtetim të vaksinimit, ose një rezultat negativ të testit për COVID-19, ose të konfirmojnë se janë shëruar nga infeksioni.

Gjithashtu, ata duhet të regjistrohen ende në mënyrë elektronike para mbërritjes.

Lehtësimi i rregullit vlen për mbërritjet nga Belgjika, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Portugalia, Spanja dhe Zvicra.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *