COVID-19, Austria synon rihapjen e jetës publike në maj

Austria po përgatitet të rihapë shumë sektorë të jetës publike në maj, ndërsa po del nga më e keqja e pandemisë.

Kancelari Sebastian Kurz njoftoi sot krijimin e një komisioni përkatës të përbërë nga përfaqësues të qeverisë federale, provincave dhe bashkive.

“Është gjithashtu e rëndësishme të përgatitni fazat e hapjes me kujdes dhe në kohë të duhur”, shtoi Kurz, duke theksuar se përparimi i vaksinimit për mbi 65 vjeçarët, i pritur në prill, do të rezultojë ndoshta në një lehtësim masiv të spitaleve të vendit.

Në të njëjtën kohë, bllokimi në tre provincat federale lindore u zgjat me një javë, deri më 18 prill, për shkak të zënies së lartë të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *