COVID-19, Bangladeshi hyn në izolim kombëtar edhe për 1 një javë tjetër

Bangladeshi do të izolohet për një javë, duke mbyllur qendrat tregtare dhe transportin. Ky bllokim do të ndihmojë në frenimin e përhapjes së koronavirusit pasi shkalla e infeksioneve dhe vdekjeve është rritur në javët e fundit.

Fluturimet e brendshme, transporti lumor dhe operacionet hekurudhore u pezulluan të hënën, ndërsa vetëm shërbimet e urgjencës mbetën funksionale. Udhëtimi nga të gjitha vendet evropiane, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe 12 vendeve të tjera tashmë është ndaluar për tre javë.

Autoritetet shëndetësore thanë se po përballeshin me një presion të madh në spitalet në javët e fundit për shkak të rritjes së infeksioneve.

Qeveria u ka kërkuar njerëzve që të mos dalin nga ora 6 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Bankat do të veprojnë vetëm për dy orë e gjysmë çdo ditë.

Industritë lejohen të veprojnë, por duhet t’i ndihmojnë punëtorët e tyre të udhëtojnë. Pronarët e dyqaneve dhe punëtorët e qendrave tregtare në kryeqytetin Daka dolën në rrugë duke kërkuar që autoritetet t’i lejojnë ata të punojnë.

Stacionet lokale televizive raportuan se zbatimi i bllokimit në shumë qytete ishte i dobët. Bllokimi në të gjithë vendin është i dyti për kombin e Azisë Jugore pasi u mbyll për dy muaj nga fundi i marsit të vitit të kaluar.

Në prag të bllokimit, Kryeministri Shejh Hasina u bëri thirrje njerëzve të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së virusit.

“E di që të gjithë do të përballen me vështirësi. Përkundër kësaj, unë them se jetëve duhet t’u jepet përparësi mbi gjithçka, “tha Hasina.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *