COVID-19, Bashkimi Evropian publikon të dhënat: Rreth 90 milionë të rritur janë vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave

Të paktën 90 milionë qytetarë evropianë kanë marrë të dyja dozat e vaksinave. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Dana Spinand.

Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, ajo e cilëson këtë hap si “përparim të qëndrueshëm”.

“Përparim i qëndrueshëm! Deri më tani, 90 milion të rritur në BE janë vaksinuar plotësisht, ose rreth një e katërta e popullsisë së rritur të BE”, shkruan Spinand.

Sipas grafikut të postuar në Spinand, deri më 7 qershor, 328.6 milionë doza të vaksinave të llojeve të ndryshme janë në dispozicion të BE, ndërsa deri më tani,
janë shpërndarë plot 270 milionë doza.

Një lajm i mirë ditët e fundit është fakti që disa vende kanë dhënë dritën jeshile për vaksinimin e fëmijëve dhe
adoleshentëve, ato janë: Franca, Hungaria, Gjermania, Zvicra, San Marino, Lituania, Italia, Austria, Polonia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *