Covid 19, Belgjika hap vaksinimin për 16-17-vjeçarët

Belgjika do të hapë vaksinimin kundër COVID-19 për të rinjtë e moshës 16-17, duke filluar nga korriku, njoftuan sot politikanët në fund të një konference ndërministrore.

“Vaksinimi i kësaj grupmoshe do të kryhet në vazhdën e atij të 18-vjeçarëve. Nga korriku, ata do të fillojnë të marrin një ftesë për dozën e parë”, thanë ministrat e Shëndetësisë të shtetit federal, në një njoftim për shtyp.

“Injeksonet do të bëhen me vaksinën BioNTech/Pfizer, që ka marrë miratim nga EMA për këtë grupmoshë”, shtuan ata.

Franca njoftoi këtë javë hapjen e vaksinimit për të rinjtë e moshës 12 deri në 18 vjeç, nga 15 qershori.

Vende të tjera europiane kanë marrë masa të ngjashme për të zvogëluar qarkullimin e COVID-19/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *