COVID-19, BM rivendos bllokimet lokale në Angli

Britania e Madhe ka rivendosur në heshtje bllokimet lokale në tetë zona të Anglisë, ku është përhapur i ashtuquajturi variant indian i COVID-19.

Të Premten, qeveria britanike përditësoi udhëzimet e saj, duke thënë se personat, të cilët jetojnë në qytetet e Bedford, Blackburn, Darwen, Burnley, zonat e Kirklees, North Tyneside dhe Hounslow të Londrës, si edhe qyteti i Leicester, tani duhet të ruajnë distancimin social me personat me të cilët nuk jetojnë, të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin udhëtimet brenda dhe jashtë këtyre zonave.

Të gjithë të tjerët në Angli mund të përqafojnë miqtë e ngushtë dhe anëtarët e familjes, të takojnë deri në gjashtë persona brenda, të shkojnë në punë dhe të udhëtojnë në të gjithë vendin.

Udhëzimet, në mënyrë të pazakontë, nuk u njoftuan nga qeveria britanike dhe përkundrazi u përditësuan në faqen e saj të internetit.

Sidoqoftë, ato u pikasën nga gazetarët sot në mëngjes.//ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *