Covid-19, Britania bën të detyrueshme mbajtjen e maskave në shkolla pas përhapjes së Omicron

Maskat do të jenë të detyrueshme në çdo klasë në Britaninë e Madhe, ndërsa po hartohen plane qër lidhen me mungesën deri në një të katërtën e punonjësve të sektorit publik ndërsa Omicron vazhdon të përhapet në të gjithë vendin.

Masat vijnë pasi shefi i Shëndetësisë paralajmëroi se, ditët në vijim janë vendimtare në luftën për të reduktuar ndikimin e variantit më të transmetueshëm të koronavirusit , pasi stafi i Shërbimit Shëndetësor Kombëtar – NHS ka vazhduar punën në mënyrë të pandërprerë dhe intensive.

Ministri i Arsimit Nadhim Zahawi tha se, varianti i ri i koronavirusit paraqet sfida, ndërsa shtoi se qeveria po ndërmerr hapa për të forcuar mbështetjen tonë për shkollat, në një përpjekje për të minimizuar ndërprerjen e mësimdhënies, pas kthimit të studentëve në klasat e tyre nga pushimet e Krishtlindjeve.

Maskat do të do të jenë të detyrueshme për nxënësit e shkollave të mesme në klasat e Anglisë, pas rekomandimit të tyre në zonat komunale për studentët dhe stafin.

Kryeministri britanik Boris Johnson ka ngarkuar ministrat të zhvillojnë plane të forta emergjence për mungesën e punonjësve në vendin e punës, pasi qeveria pranoi se nivelet e larta të Covid-19 mund të godasin rëndë bizneset gjatë javëve të ardhshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *