COVID-19/ Britania shënon numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë, mbi 78 mijë të infektuar në 24 orë

Britania ka regjistruar shifra të larta të koronavirusit në 24 orët e fundit.

Ministria  e Shëndetësisë bën me dije se janë identifikuar 78, 610 raste të reja, duke shënuar numrin më të lartë ditor që nga fillimi i pandemisë.

Në bazë të testeve të analizuara infeksionet e variantit Omicron pothuajse u dyfishuan, duke u rritur nga 4,671 në 10,017 në një ditë të vetme.

Gjithashtu autoritetet shëndetësore bënë me dije se është raportuar po ashtu një numër i lartë viktimave, vetëm në 24 orët e fundit u shënuan 160 vdekje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *