COVID-19, Bullgaria ashpërson masat kundër COVID-19

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 autoritetet e Bullgarisë morën vendim për ashpërsimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë, Kostadin Angelov deklaroi se masat që do të hyjnë në fuqi më 22 mars, do të jenë të vlefshme për 10 ditë.

Angelov tha se rreth 15 persona do të lejohen të mblidhen në dasma dhe festime private ndërsa mbledhjet në vendet publike do të ndalohen.

Ai theksoi se në kuadër të masave të reja, puna e restoranteve, kinemave, teatrove, qendrave kulturore, tregtare dhe të fitnesit do të pezullohet ndërsa institucionet arsimore do të kalojnë në online.

Inspektori shëndetësor, Angel Kuncev tha se Bullgaria nuk ka vendosur orë policore si vendet fqinje dhe shtoi se do të tentojnë të arrijnë rezultate të mira pa ekzagjerime në masa.

Në Bullgari, e cila ka një popullsi prej 6,9 milionë banorë, 4 201 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit, ndërsa si rezultat kanë humbur jetën 136 persona të tjerë. Si pjesë e imunizimit, deri më tani janë përdorur 350 mijë doza të vaksinës.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *