COVID-19, Finlanda forcon kufizimet për frenimin e rritjes së rasteve

Finlanda do të hyjë në një bllokim trijavor, pas miratimit nga parlamenti të një propozimi të qeverisë për të mbyllur përkohësisht kafenetë, baret dhe restorantet, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e rasteve të COVID-19.

“Kufizimet synojnë të minimizojnë kontaktet mes banorëve në mënyrë që të zvogëlojmë numrin e infektimeve dhe të mbajnë nën kontroll epideminë”, tha në parlament kryeministrja Sanna Marin.

Në fuqi nga e marta, mbyllja do të zbatohej në zonat ku epidemia konsiderohet të jetë në një fazë përshpejtimi ose transmetimi në komunitet.

Nga kjo priten të preken 15 nga 19 rajonet e Finlandës.

Nxënësit e klasave të larta dhe të shkollës së mesme do t’i kthehen mësimit në distancë, ndërsa aktivitetet jashtëshkollore do të ndërpriten për fëmijët mbi 12 vjeç.

Gjithashtu, qytetarët u këshilluan të shmangin tubimet shoqërore, të mbajnë maska ​​mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin shoqëror.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *