COVID-19, Finlanda merr vendimin: Nga java e ardhshme hapen të gjitha restorantet!

Autoritetet në Finlandë kanë bërë të ditur se do të lejojnë hapjen e restoranteve nga java e ardhshme, pasi kishte një rënie të rasteve me COVID-19, gjatë muajit të kaluar.

Qeveria ka thënë se do të zbatohen kufizimet për orarin e punës, shitjen e alkoolit dhe numrin e klientëve që do të kenë brenda në restorante.

Në rajonin përreth kryeqytetit Helsinki dhe disa zona të tjera që ende luftojnë me epideminë, restorantet do të lejohen të punojnë me gjysmë kapacitet, pasi do të jenë të hapura deri në ora 19:00 si dhe alkoolin do ta servojnë deri në ora 17:00.

Qeveria finlandeze, të premten, vendosi gjithashtu që Finlanda të bëjë përkohësisht më shumë vaksinime në zonat ku virusi po përhapet më shpejt, shkruan Reuters.

(BalkanWeb)

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *