COVID-19, Franca njofton vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç

Të gjithë fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç në Francë tani mund të vaksinohen kundër koronavirusit, njoftoi sot qeveria franceze.

Ministri i Shëndetësisë Olivier Veran tha se takimet tani mund të rezervohen. Dozat do të injektohen në qendrat e vaksinimit, farmacitë dhe sallat e mjekëve.

Më herët, Franca kishte lejuar vetëm vaksinimet për fëmijët me probleme shëndetësore. Praktika është e diskutueshme, ku disa vende po i rezistojnë ende vaksinimeve të të rinjve.

Veran tha se, në të dhënat e fundit, 145 fëmijë u shtruan në spital pasi u infektuan me koronavirus, prej të cilëve 27 nën kujdesin intensiv.

Virusi qarkullon më shumë tek fëmijët. Një në pesë fëmijë të testuar rezulton pozitiv për virusin. Veran nuk specifikoi se për cilën grupmoshë i referoheshin shifrat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *