COVID-19, Franca vë karantinë të detyrueshme për shtatë vende të tjera

Udhëtarët nga shtatë vende të tjera, përfshirë Turqinë, do të duhet të bëjnë një karantinë të detyrueshme dhjetëditore me të mbërritur në Francë, për shkak të qarkullimit të epidemisë së COVID-19 në këto vende, njoftoi sot një burim qeveritar.

Ky kufizim do të zbatohet gjithashtu për Bangladeshin, Sri Lanka-n, Pakistanin, Nepalin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin.

“Masa do të hyjë në fuqi të shtunën në mesnatë, pas botimit të shtunën në mëngjes të dekretit në lidhje me të”, tha i njëjti burim.

Tani për tani, pesë vende i janë nënshtruar karantinës që nga 24 prilli: Brazili, India, Kili, Afrika e Jugut dhe Argjentina.

Udhëtarët nga këto territore duhet të paraqesin një test negativ PCR pas mbërritjes, të kryer jo më shumë se 36 orë më parë.

Çdo shkelës i masës dënohet me gjobë prej 1 000 deri në 1 500 euro, në rast të një vepre të përsëritur.

“Ne duhet të jemi shumë vigjilentë përballë varianteve”, tha zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal.

Këto masa shtesë vijnë ndërsa epidemia po rritet së tepërmi në Indi, që këtë javë regjistroi gati gjysmën e rasteve globale, si edhe në vendet fqinje të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *