COVID-19, Gjermania klasifikon Qipron dhe Katalonjën si zona me rrezik

Qeveria gjermane klasifikoi si zona me rrezik Qipron dhe Katalonjën, dy destinacione të njohura pushimesh.

”Tri zona të tjera, në Norvegji dhe Spanjë, do të përfshihen gjithashtu në të njëjtin klasifikim”, tha dje instituti ”Robert Koch” (RKI).

Njoftimi nuk ka të ngjarë të ketë një ndikim të madh në turizëm, pasi kushdo që fluturon duhet të testohet për Covid-19.

Sidoqoftë, klasifikimi do të thotë që Ministria e Jashtme e Gjermanisë këshillon që të mos udhëtohet drejt këtyre zonave.

Sipas sistemit gjerman, vendet dhe rajonet klasifikohen si zona me rrezik nëse niveli i incidencës shtatë ditore – numri i rasteve të reja për 100 000 banorë në një javë – është më i madh se 50.

Ky është klasifikimi më i ulët i rrezikut.

”Ndryshimi në klasifikimet e reja pasqyrojnë trendet zhvendosëse të numrave të rasteve në Europë, që u rritën me 10% javën e kaluar pasi ranë për 10 javët e mëparshme”, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Qiproja kishte përqindjen më të lartë të incidencës 14-ditore të enjten, me 179,6 raste për 100 000 banorë, sipas agjencisë shëndetësore europiane, ECDC.

Portugalia kishte një normë incidence 14-ditore prej 168,8, ndërsa Spanja kishte nivelin e tretë më të lartë, me 152.

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *