Covid-19, Gjermania kufizon lëvizjen

18:00 09/09/2021

Kalohet vetëm me pasaportë vaksinimi

Rritja e rasteve të prekura me Covid-19 i ka detyruar disa prej shteteve të Bashkimit Europian që të rikthejnë kufizimet e lëvizjeve në vendet e unionit.

Nga ky rregull nuk ka shpëtuar as Gjermania e cila duke nisur nga e diela ka riaktivizuar kufizimet edhe për personat rezidentë në Shqipëri.

Sipas një njoftimi të shpërndarë nga Ambasada Gjermane në Tiranë bëhet me dije se udhëtimet hyrëse nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë të mundura vetëm për arsye të rëndësishme ose nëse udhëtarët janë të pajisur me një certifikatë të plotë vaksinimi.

Në këtë mënyrë Gjermania, bëhet I pari vend në union, që e bën vaksinimin të detyrueshëm për këdo shtetas europian ose jo që kërkon të shkelë në territorin e saj.

Nga autoritetet gjermane kjo masë shtrënguese shihet si e vetmja mundësi për të parandaluar përhapjen e variantit delta, përgjegjës për një vale të re koronavirusit që ka nisur nga muaji gusht.

 Por masa shtrĂ«nguese ndaj shtetasve shqiptarĂ« kanĂ« vendosur dhe vendet e tjera tĂ« unionit, por ndryshe nga Gjermania, I vlefshĂ«m Ă«shtĂ« edhe tampon molekular 48 ose 72 orĂ« pĂ«rpara udhĂ«timit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *