COVID-19, Holanda anulon ngjarjet me kohëzgjatje mbi 24 orë

Qeveria holandeze njoftoi sot anulimin deri më 1 shtator të të gjitha ngjarjeve dhe festivaleve me kohëzgjatje më shumë se 24 orë, për të shmangur shtimin e mëtejshëm të rasteve me COVID-19.

Edicionet e vitit 2021 të festivaleve të muzikës, të njohura ndërkombëtarisht, si Lowlands, Mysteryland dhe Down the Rabbit Hole, të planifikuara për në gusht, janë anuluar.

“Për fat të keq, nuk është e arsyeshme të lejojmë që këto ngjarje të vazhdojnë”, tha kryeministri Mark Rutte, në një konferencë shtypi në Hagë.

“Vendimi u mor në konsultim me sektorin e ngjarjeve”, shtoi Rutte.

Qeveria beson se testimi i vizitorëve çdo 24 orë gjatë një festivali do të ishte logjistikisht shumë i ndërlikuar për t’u organizuar.

Ngjarjet që zgjasnin më shumë se 24 orë ishin pezulluar deri më 13 gusht, por u vendos që ndalimi i tyre të zgjatet deri në fund të verës.

Qeveria ka njoftuar, gjithashtu, një lehtësim të kufizimeve të udhëtimit, si shumica e vendeve në Bashkimin Evropian.

Holanda nuk do të këshillojë më kundër udhëtimit brenda BE-së, nga e marta.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *