
India ka regjistruar numrin më të lartë ditor të vdekjeve nga koronavirusi, që prej shpërthimit të pandemisë.
BBC shkruan se janë shënuar 400.000 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht, 3.689 persona kanë ndërruar jetë nga virusi i rrezikshëm.
Kryeministri indian, Narendra Modi, u takua me ministrin e Shëndetësisë, për të shqyrtuar krizën. Raportohet se spitalet e vendit po kalojnë në një kolaps shëndetësor, për shkak të fluksit të madh të pacientëve të shtruar.
Gjithashtu, shumë prej tyre po përballen me mungesë oksigjeni.
Që prej fillimit të pandemisë, India ka regjistruar 19 milionë të infektuar dhe renditet e dyta pas SHBA në këtë drejtim. Nga krahu tjetër janë shënuar 215 mijë vdekje në total nga virusi i rrezikshëm.
Shqetësuese për momentin është mungesa e oksigjenit, ku shkak për këtë janë bërë edhe dhjetëra vdekje.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al