Covid-19 “infekton” Lojërat Olimpike të Tokios/ 10 persona rezultojnë pozitivë, organizatorët të vendosur për zhvillimin e tyre

Dy atletë kanë dalë pozitiv për koronavirus në fshatin e atletëve Olimpikë të Tokios – pesë ditë para fillimit të lojërave.

Organizatorët thonë se dyshja janë nga i njëjti ekip dhe sport si zyrtari që doli pozitiv të shtunën. Anëtarët e tjerë të ekipit po izolohen në dhomat e tyre.

Dyshja janë atletët e parë që kanë rezultate pozitive në fshat, megjithëse një atlet i mëtejshëm gjithashtu doli pozitiv të Dielën diku tjetër.

Në total, organizatorët raportuan të Dielën 10 raste të reja të lidhura me Lojërat Olimpike, duke përfshirë mediat, kontraktorët dhe personelin tjetër. Kjo krahasohet me 15 raste të reja të Shtunën.

Shkalla e infeksionit po rritet në mesin e popullatës së përgjithshme të Tokios, duke kapërcyer 1.000 raste të reja për katër ditë rresht. Sondazhet tregojnë se shumë njerëz japonezë janë kundër mbajtjes së Lojërave me fluksin e vizitorëve jashtë që përfshin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *